Grabit me armë e largohet, policia publikon pamjet
18/12/2017 17:14
Policia britanike ka bërë publike pamjet nga një grabitje e ndodhur në një dyqan në Wigan, për të kërkuar ndihmën e publikut për të identifikuar autorin.
Personi i maskuar, i veshur me të gjitha me të zeza, mbulon fytyrën para se të hyjë në dyqan për të grabitur dyqanin.
Ai i drejton armën punonjësve femra dhe u kërkon që fusin paratë në një qese plastike.
Duke e pasur të pamundur që ta identifikojë, policia ka publikuar pamjet e regjistruara për të kërkuar ndihmën e publikut për ta arrestuar autorin.
Top Channel