Golden Boy i vitit 2016, mesfushori portugez Renato Sanchez u transferuar me bujë te Bayerni i Mynihyt, por pas një sezoni e pa veten jashtë planeve të Ancelottit.
Bavarezët vendosën ta huazojnë për një sezon te anglezët e Swansea, me qëllim që djaloshi të gjejë minutazhin e nevojshëm, por duket se as aventura në Premier League nuk ka shkuar si duhet për Sanchez.
20-vjeçari portugez ka vuajtur shumë ambientimin në kampionatin anglez dhe ka luajtur shumë pak te Swansea, çka ka bërë që drejtuesit e klubit t’i kërkojnë Bayernit ndërprerjen e parakohshme të marrëveshjes së huazimit.
Renato Sanchez nuk mund të luajë në asnjë klub tjetër përveç Bayernit në 6 muajt e ardhshëm, çka bën që të bjerë poshtë mundësia e një huazimi në një tjetër klub. Por edhe rikthimi në Bavari nuk është shumë i favorshëm për djaloshin, që synon sa më shumë minuta, për të fituar një vend në botërorin ‘Rusi 2018’.
Top Channel