“Rusi 2018”, Gjermania zgjedh periferinë e Moskës si bazë

15/12/2017 17:55

Zgjedhja e vendqëndrimit të Gjermanisë për Botërorin 2018 tregon se kampionët në fuqi të turneut pretendojnë të bëjnë një rrugë të ngjashme me atë në Brazil, para 3 vitesh.

“Panzer”-at kanë njoftuar përmes Federatës së tyre se qyteza Vatutinki, në jugperëndim të Moskës, do të jetë baza e tyre për verën e vitit që vjen.

“Këtë radhë vendimi nuk ishte i lehtë, pasi ne kaluam një kohë të mirë dhe kishim kushte optimale në Soçi, në resortin buzë Detit të Zi, gjatë Kupës së Konfederatave. Por preferuam Moskën, pasi mund të kemi fushat më të mira dhe do të stërvitemi në një zonë të qetë, ku mund të rikuperohemi”, tha trajneri Joackim Loë.

Ndërkohë, menaxheri i kombëtares, Oliver Bierhoff pranoi se, edhe pse Gjermania do të mendojë ndeshjet me radhë, vendimi për të qëndruar në kryeqytet bazohet në perspektivën e të gjithë turneut.

Me pak fjalë, “panzer”-at kanë besim se do të jenë në finalen e madhe të Moskës. Gjermania do të nisë fushatën e saj në stadiumin “Luzhniki”, një impiant që do të presë dhe gjysmëfinalet dhe finalen, gjithnjë nëse Gjermania do të shkojë kaq larg.

Qyteza Vatutinki është vetëm 35 kilometra nga stadiumi “Luzhniki” dhe 25 kilometra nga aeroporti kryesor i Moskës. Fushat që do të përdorë Gjermania janë ato të skuadrës së CSKA-së së Moskës, vetëm 5 minuta larg bazës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA