Strasburg-Paris, një surprizë e pakëndshme për Emery

14/12/2017 17:34

Një rikthim papritmas surprizues dhe shokues ishte ai i trajnerit të Paris SG, Unai Emery, pas transfertës së Strasburgut, ku ekipi kryeqytetas i sheikëve ishte i impenjuar për Kupën e Ligës.

Apartamenti i trajnerit spanjoll është bërë shënjestër e një sulmi të hajdutëve, të cilët thuhet se i kanë vjedhur rreth 20 mijë euro. Por ajo që është më e rëndë, duket se është fakti që në duart e dashakeqësve kanë rënë edhe disa dokumente të rëndësishme, përmbajtja e të cilave ka informacione mbi pagën e teknikut, premiot e tij dhe objektivat e merkatos, pa harruar edhe disa fanella të Neymarit.

Sipas portalit “Le Point”, mes objekteve të vjedhura ishte edhe një orë “Rolex” prej rreth 7.000 eurosh dhe dy çanta “Chanel” të bashkëshortes.

Apartamenti i banimit është në katin e shtatë të një ndërtese, por nuk kishte derë të jashtme të blinduar, ndoshta sepse pallati kishte një sistem video mbikëqyrjeje tepër efektiv, i cili po shqyrtohet tashmë për të zbuluar, nëse do të jetë e mundur, identitetin e autorëve nga ana e hetuesve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA