Gigio dhe “vëllezërit” e tij. Nga Maldini, te Icardi… Nuk do të jetë i fundit

14/12/2017 16:44

Donnarumma nuk është i pari, e sigurisht as i fundit. Lojtarë që janë kontestuar ashpër nga vet tifozët e tyre, për arsye nga më të ndryshmet dhe nga më të rëndat, ka pasur shumë.

Të shumta kanë qenë situatat e ngërçeve mes tifozëve e lojtarëve, e padyshim që nuk mund të kenë ngjashmëri. Megjithatë, ajo që është e përbashkëta “spontane” është se në të gjitha rastet janë goditur lojtarët simbol, flamuj apo aspirantë për t’u bërë të tillë.

Mes rasteve më të spikatura mund të përmenden ato të Maldinit, Balotellit apo edhe Icardit, gjithnjë nëse qëndrojmë në Milano.

Maldini u kontestua nga “Curva Sud” gjatë përshëndetjes së lamtumirës në ndeshjen e parafundit me fanellën e Milanit, ose e fundit në stadiumin e tij “San Siro”. Ajo ditë shënoi një faqe të errët të tifozerisë milaniste, ose më saktë të një pjese të saj, pasi u konsiderua si “tradhtim” i një ikone të historisë së Milanit.

Ndërsa Balotelli dhe Icardi kanë rënë prè e “Curva Nord”, siç njihet grupimi i ultrasve intersitë. I pari, për shkak se hodhi tutje fanellën zikaltër në përfundim të ndeshjes Inter-Barcelona, për gjysmëfinalet e Championsit të vitit 2010; ndërsa i dyti për shkak të mosmarrëveshjeve pas ndeshjes Sassuolo-Inter të sezonit 2014-2015, dhe për rindërtimin e fakteve të publikuara më pas në autobiografinë e argjentinasit.

Një tjetër përplasje është edhe ajo mes Ibrahimoviç dhe tifozëve zikaltër, jo atyre të “Curva Sud” që në fakt i dolën në mbrojtje, pasi në sezonin e fundit me zikaltrit, suedezi iu përgjigj në një mënyrë jo të edukuar ndaj zërave që vinin nga tribunat gjatë ndeshjes me Lacion.

Edhe Storari ka humbur shiritin e kapitenit te Cagliari, vetëm për shkak të rezervave që kishin ultrasit e sardëve, ndërkohë që Candreva u prit keq kur veshi fanellën e Lacios, sepse akuzohej se ishte romanist. Një marrëdhënie që u sheshua disi ndër vite, por që doli sërish në pah gjatë sezonit të fundit të tij me bardhekaltrit.

Një rast tjetër është ai i Ljajiç te Fiorentina, me serbin që u pëlesh në pankinë me trajnerin Delio Rossi, pa harruar Zeninanë në vitin 2010, pas ndeshjes me Atalantën, kur mori një shuplakë nga ultrasit e Juventusit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA