Video Assistant Referee (VAR) zbarkon edhe në Francë. Liga e Futbollit Francez (LFP) ka pranuar që në Ligue 1 të futet VAR-i duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Kështu, pas Italisë, Gjermanisë, Portugalisë, Australisë dhe Spanjës, edhe Franca jep OK për teknologjinë.

“Mendoj se bëhet fjalë për një iniciativë pozitive. Janë dakord arbitra, presidentë, trajnerë dhe futbollistë”, ka deklaruar Presidenti i LFP-së, Noel Le Graet.

Nga kampionatet e mëdha, vetëm Premier League nuk ka vendosur ende për futjen e “moviolës në fushë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA