Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kryejmë nderime në vendin ku u vra Martin Cani
24/11 20:58
Kryeministri Edi Rama ka konsensusin e opozitës për të rregulluar ligjet “që nuk flasin shqip”, thotë kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, pasi Rama kërkoi mirëkuptimin me opozitën për kryeprokurorin e përkohshëm.
“Ka konsensus të plotë me opozitën dhe që nga sot le të kthehemi në Kuvendin e Shqipërisë dhe të rregullojmë ligjet e bëra copë-copë nga ai dhe suflerët e tij, që nuk flasin shqip”, shkruan në Facebook, Petrit Vasili.
Në një status në Facebook, Vasili thotë se shteti ligjor është në rrezik, pasi “kryeministri kërkon të vjedhë kryeprokurorin”. Ai argumenton se shërbimi juridik i Kuvendit shpjegon qartë se duhen 84 vota.
Top Channel