Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Konferencën Kombëtare të Bujqësisë, ku tha se brenda këtij 4-vjeçari do të mbyllet pëfundimisht çështja e titujve të pronësisë në bujqësi.

“Të zgjidhim përfundimisht çështjen e titullit të pronësisë në bujqësi. Ka hyrë në rrugën e zgjidhjes po tani duhet kaluar në fazën e zbatimit të plotë të ligjit dhe në pajijsen e të gjithë atyre që disponojnë tokë në bazë të ligjit me titullin e pronësisë. Duhet të përmbyllim përfundimisht ujitjen dhe kullimin. Është fatkeqësi politike që mbas çerekshekulli ne jemi pas në raport me ku ishim tek ujitja, dhe tek kullimi. Në këtë aspekt ne do vazhdojmë punën për garantimin e ujitjes në çdo hektar tokë bujqësore”, tha Rama.

Ai tha më tej se tashmë kalohet nga bujqësia e lëmoshës, në bujqësinë e fitimit. “Kalojmë nga bujqësia e lëmoshës tek bujqësia e fitimit. Kemi humbur shumë vite duke dhënë lëmosha, duke subvencionuar në atë masë modeste fondesh, faktikisht riciklimin e prapambetjes dhe duke mos mbështetur ato pika kyçe që vetë përpjekja për sukses ka krijuar në territor. Nuk duam që të humbasim kohë më shumë se sa është humbur dhe duam ta thellojmë një rrugë që nisëm në mandatin e shkuar por që ka nevojë të thellohet duke e ndarë qartazi dhe prerazi të shkuarën nga e ardhmja me fokusin tek suksesi jo tek lëmosha. Duke bërë të qartë se shteti nuk është këtu për të shpërndarë lëmosha dhe për të thërrmuar ato fonde të pamjaftueshme që kanë në dispozicion, po është këtu që përmes atyre fondeve të financojë suksesin e përmes suksesit të bëjë të mundur rritjen e të ardhurave”, vijoi Rama.

Në konferencë u bë prezantimi publik i politikave për sektorin dhe skemën e re mbështetëse prej 20 milionë euro. Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi tha se tashmë janë jetësuar ferma të mëdha, dhe se trend janë fermerët e rinj të shkolluar jashtë që kanë investuar kursimet e tyre në bujqësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA