Lojtarët dhe stafet e Manchester United dhe Manchester City u përfshinë në një sherr masiv pas përfundimit të derbit të qytetit, të fituar 2-1 nga këta të fundit.
Sipas raportimeve të mediave britanike, trajneri i United, Jose Mourinho ësthë goditur me kartona të hapur me qumësht dhe shishe plastike uji, por nuk dihet se prej cilit prej lojtarëve të Cityt. Trajneri portugez mendohet të ketë shkuar te dhoma e tyre e zhveshjes dhe u ka kërkuar që të ulin zërin e muzikës ndërsa “qytetarët” po festonin fitoren. Ai është përfshirë në një debat të ashpër me portierin e Cityt, Ederson, duke sharë njëri-tjetrin në portugalisht.
Lojtarët e United ndoqën trajnerin e tyre në korridor dhe aty palët u përleshën, ku ndihmësi i Guardiolas, Mikel Arteta përfundoi i gjakosur dhe u desh ndërhyrja e njerëzve të sigurimit në “Old Trafford” për të qetësuar situatën.
Top Channel