Profesor Sabri Laçi, i cili rezultoi fitues pas numërimit të votave për Dekan të Fakultetit të Historisë, në një letër publike ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit Lindita Nikolla kërkoi ndërhyrjen e tyre që të mos përhapet dukuria e shkatërrimit të procesit zgjedhor.
Profesor Laçi bën me dije se Komisioni Institucional Zgjedhor është përfshirë në një tentativë manipulimi të rezultatit që para se të niste procesi.
Ai akuzon edhe Komisionin Zgjedhor të Fakultetit se ka kryer disa shkelje të rënda gjatë zgjedhjeve duke përjashtuar nga votimi edhe pedagogë.
Tanimë, thotë profesor Laçi në letrën e tij, pasi është bërë edhe rinumërim i votave, që nxjerr atë fitues, po vihet në dyshim përllogaritja e votave të studentëve, e cila është përcaktuar me ligj.
Profesor Laçi i kërkon ministres së Arsimit që të ndërhyjë për garantimin e votës së lirë të pedagogëve dhe studentëve.
Top Channel