Kanë kaluar 38 vite që nga koha kur Sulejman Demollari është pranuar tek skuadra e futbollit Dinamo, nga ku mori udhë karriera e një prej futollistëve më të mëdhej të historisë së futbollit shqiptar, por ende sot ai kujton me emocion momentin e parë nga ku nisi gjithcka.
“Ka qenë viti 1979 kur unë për herë të parë kam marrë në dorë bazën materiale dhe uniformën e ekipit të Dinamos”, kujton ai.
Nga ai moment e më pas vitet me radhë e shndërruan Demollarin në imazhin dhe idhullin e shumë të rinjve me të cilët ai vazhdon të punojë e të japë kontributin e tij. Sot, në krye të akademisë më të re të futbollit në qytetin e Durrësit, Olimpik, ish-legjenda e Dinamos dhe e ekipit kombëtar për shumë vite, kujton vështirësitë e fillimit të karrierës së tij dhe të atyre brezave që futbollin e nisën nga rrugicat e lagjeve.
“Në kohën tonë nuk kishim mundësira të kishim ambiente të tilla për t’u stërvitur. Atëherë funksiononin klasat sportive, ku trajnerët vinin për të zbuluar talentet”, shprehet ish-futbollisti.
Nga klasat spotive të atyre viteve kanë dalë emra të mëdhej të futbollit shqiptar, ku vec Sulejman Demollit, kujtohen edhe emra si Arben Minga, Artur Lekbello, Petrit Dibra, Vasillaq Zeri e të tjerë. Prishja e sistemit shkollor me klasat sportive krijoi një boshllik të madh të prodhimit të futbollistëve të rinj të rritur në Shqipëri.
Por sot Demllari thekson se janë të gjitha kushtet që fëmijët të merren me futboll, por duke këshillur përindërit që të mos i nxisin duke i menduar si një investim kapital, nga i cili mund të fitohet para.
“Kushdo ka dëshirën si prind që fëmija e tij të ngjitet sa më lart. Unë u sugjeroj prindërve të qëndrojnë sa më larg fushave të stërvitjes që t’i lënë fëmijët e lirshëm të shprehin maksimumin në futboll. Gjithashtu, dua të këshilloj çdo prind që të mos mendojë se fëmija e tij do të fitojë”, deklaron Demollari.
Top Channel