Haki Kraja sot është 78 vjeç. Gjatë rinisë, pasioni i tij ishte futbolli, të cilin e la për një dashuri më të madhe, Drejtësinë.
Deri në vitin 1992, Kraja ishte gjyqtar në Shkodër e më pas avokat i njohur për dosje të bujshme, përkushtim për të cilin shoqata e avokatëve penalistë i dha “Togën e Artë 2017”.
“Dua t’ju falenderoj sepse ju bëni një pajtim edhe për ne që kemi punuar dikur dhe që nuk na harroni”, u shpreh Haki Kraja, avokat.
Bashkë me Krajën, “Toga e artë” ju dha edhe katër avokatëve të tjerë në një ceremoni ku morën pjesë edhe personazhe të reformës në drejtësi.
Megjithatë, Vasilika Hysi e çmoi këtë aktivitet si një nga momentet kur edhe komuniteti i avokatisë duhet të reflektojë, për të promovuar vlerat dhe për të nxjerrë jashtë sistemit avokatët problematikë.
“Sot që ne flasim kam marrë ankesën e 32 nga një zonjë me urdhër mbrojtje, pasi avokati i saj bën numra, më thotë, nuk i shkon në gjyq. Çështja ka shkuar dy herë në gjykatën e lartë dhe është rikthyer në shkallën e parë përsëri. Çfarë vlere ka kur problemi është avokati”, thotë Vasilika Hysi.
“Ne i ofrojmë asaj dhe çdo gruaje mbrojtje, por çdo grua që ju shkruan juve na i përcillni neve se do t’i mbrojmë në çdo shkallë të gjykatës”, shprehet avokati Saimir Vishaj.
Fituesit e Togës së Artë
1. Haki Kraja
2. Brikena Kasmi
3.Nevzat tarelli
4.Enida Bozheku
5 . Gjergj Imeraj
Top Channel