Gigi Buffon nuk ia ka dalë të jetë i gatshëm për takimin e nesërm të ‘Allianz Stadium-it’, mes Juventusit dhe Interit.
Kapiteni i bardhezinjve bëhet kështu mungesa e parë e madhe, në derbin e Italisë, duke ‘braktisur’ skuadrën në një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit.
Mungesa e Buffonit konfirmohet nga lista e 22 futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Allegri, për sfidën përballë Interit. Krahas portierit, te Juventusi do të mungojnë edhe mbrojtësi zviceran Lichtsteiner dhe mesfushori kroat Pjaca.
Nga ana tjetër, Interi vjen i plotë në këtë takim, teksa janë rikthyer nga pezullimi Miranda dhe Gagliardini, ndërsa është rikuperuar plotësisht edhe Vecino. Kështu Luciano Spalletti do të ketë mundësi të përzgjedhë 11-shen e tij më të mirë.
Top Channel