Porexia, fiksimi për poret më shumë se rudhat

08/12/2017 12:28

Çdo ditë shiheni në pasqyrë, shqetësoheni për përmasat e poreve në lëkurën tuaj? Mund të vuani nga Porexia, fiksimi për poret. Por çfarë është ajo.

Vetë termi Porexia, i krijuar nga dermatologia australiane Natasha Cook, do të thotë një vëmendje e tepërt për përmasat dhe pamjen e poreve të lëkurës.

Një studim i L’Oreal Paris në 2014, dermatologia Cook tregon se 45% e femrave kanë rrëfyer se janë të fiksuara me poret e tyre, më shumë se sa për rrudhat.

Poret e zgjeruara
Çfarë janë poret e zgjeruara ekzatësisht? Bëhet fjalë për një zgjerim të poreve në pjesën sipërfaqësore të lëkurës, ku depozitohet sebumja, e krijuar nga gjendrat dhjamore të lëkurës sonë.

Të gjithë njerëzit, meshkuj e femra të të gjitha moshave, kanë pore në lëkurë. Megjithatë madhësia e poreve i bën ato më shumë ose më pak të dukshme.

Por pse zgjerohen? Ekspertët flasin për trashëgimi gjenetike. Disa persona kanë një lëkurë natyrale kompakte, ndërsa të tjerë i kanë më të dukshme poret e zgjeruara. Natyrisht dhe lloji i lëkurës, normal, i yndyrshëm apo i thatë ndikon në përmasat dhe pamjen e poreve të lëkurës së fytyrës.

Mbani poret të pastra
Një pastrim i mirë i lëkurës ndihmon në zvogëlimin e përmasave të poreve. Por kujdes, mos e teproni me scrub apo produkte pastrimi pasi mund të japë efekt të kundërt. Për këtë është e rëndësishme të përdoren produkte delikate dhe mos e teproni asnjëherë me përdorimin.

Asetet e nevojshme për të reduktuar poret e zgjeruara
Siç sugjeron dhe dermatologia Natasha Cook në blogun e saj, produktet me kolagjen, një përbërës natyral i pranishëm në lëkurën tonë, janë të nevojshme për të mbajtur një lëkurë kompakte.

Edhe mbrojtja kundër diellit është një aleat i mirë në luftën kundër poreve të zgjeruara, ndërsa mund të punoni me teksturën e lëkurës falë produkteve me doza të përqendruara të vitaminave B,C, A dhe peptideve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA