Pas përfundimit të vizitës në Athinë, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan viziton sot zonën e minoritetit në Trakë.
Ai mbërriti në Aleksandrupoli në 11:20 me orën lokale. Vizita e Erdogan në këtë rajon ka shkaktuar bezdi për Athinën, në sajë të fjalimit që ai pritet të mbajë gjatë drekës së sotme me eksponentë të minoritetit, por vet presidenti turk e komentoi si një lëvizje për të qenë pranë minoritetit.
Në axhendë parashikohet vizita në Konsullatën turke, falja në xhaminë “Kir Mahala”, vizita në një shkollë minoritare dhe mbyllet me drekën me përfaqësues të minoritetit.
Në Athinë, palët nuk gjetën asnjë të përbashkët në çështjet historike që i ndajnë, por duket se ka rakordim për situatën në Lindjen e Mesme dhe njohjen e Jeruzalemit nga SHBA si kryeqytet i Izraelit, ku të dy vendet shprehën shqetësimin për përshkallëzimin e situatës së atjeshme.
Akord pati edhe për një numër marrëveshjesh ekonomike mes dy vendeve, si bashkëpunimi më i ngushtë në turizëm, transport, çështjet energjetike etj. Presidenti truk pritet të largohet nga Greqia rreth orës 16, me atë lokale.
Top Channel