450 milionë përdorues dhe 30 për qind e sasisë së internetit të konsumuar vetëm për të vizituar faqet për të rritur.
Këto janë të dhënat për trafikun mujor të faqeve pornografike dhe po sipas këtyre të dhënave, pjesa dërrmuese e përdoruesve vizitojnë platformat që ofrojnë shërbimin e tyre falas, pra pa paguar gjë.
Por, të 450 milionë përdoruesit, nga 2018 mund të kenë një arsye më shumë për të vizituar këto faqe. Platforma amerikane Vice.org kërkon ta shfrytëzojë në maksimum “ushtrinë” e vizitorëve, duke i shpërblyer për të parë porno.
Bëhet fjalë për krijimin e një valute virtuale, e ngjashme me Bitcoin, por që do të gjenerojë të ardhura vetëm nga vizitorët e faqeve për të rritur.
Skema është e thjeshtë, Vice.org kërkon të krijojë valutën virtuale duke përdorur energjinë përllogaritëse të kompjuterave që do të lidhen me faqet pornografike. Pra, sa më shumë kompjuteri të qëndrojë i lidhur me faqen dhe përdoruesi të jetë aktiv, aq më shumë rritet energjia përllogaritëse e procesorit, e rrjedhimisht duke gjeneruar më shumë valutë virtuale.
E për të nxitur “punonjësit” e saj, Vice.org premton që të ardhurat e grumbulluara nga aktiviteti kompjuterik në faqen pornografike do t’i ndajë dhe një pjesë e këtyre do t’u kalojnë përdoruesve.
Top Channel