Për konstitucionalistin Çlirmin Gjata, Adriatik Llalla duhet të qëndrojë në detyrë derisa të zgjidhet Kryeprokurori tjetër.

Sipas Gjatës, është vetëm Këshilli i Lartë i Prokurorisë ai që përcakton se kur mbaron mandati i Kryeprokurorit.

“Është parimi i vazhdimësisë. Do të rri në detyrë derisa të vijë tjetri. Nuk mund të iki ai, se ndryshe bien institucionet. Si do të drejtohet shtetit? Me Kryeministër, me ministra?! Gjithë gjyqtarët, edhe prokurori do vazhdojë sa të vij një, pastaj është histori tjetër, qoftë i përkohshëm, qoftë i përhershëm. Por ajo që mund të themi ne sot është kush e ka thënë që i mbaron mandati sot? Do të numërojmë nga 1 në 5? Jo. Sesi i mbaron mandati e ka vetëm Kushtetuta. Vetëm me vendim të KLP deklarohet mbarimi. Askush nuk është kompetent”, thotë ai.

Sipas Gjatës, Llalla ka të gjitha funksionet siç i kishte dhe përpara përfundimit të mandatit. Ai shkon dhe më tej, kur thekson se nëse Adriatik Llalla nuk ushtron detyrën, mund të ndiqet penalisht për “shpërdorim detyre”.

“Gjëja me banale. Si do të marrin rrogën ata derisa të mblidhet Parlamenti me këtë gjeni Kushtetute që ka bërë, me tërë këto procedura kushtetuese, të zgjedh tjetrin, s’ka rëndësi i përkohshëm, apo i përhershëm që ta zëvendësojë. Nuk është ky problemi kryesor. Problemi kryesor është a jemi të aftë ne, a kemi predispozita kushtetuese për të ngritur institucione kushtetuese? Unë mendoj që po. Mirë, keq, këto që janë. A kemi vullnet politik për ta zbatuar këtë Kushtetutë si është, apo vullnet politik për ta shkelur dhe për të plotësuar interesat tona politike? Kjo është ajo që duhet të diskutohet. Por që do të rri Adriatik Llalla si person si Prokuror i Përgjithshëm, absolutisht. Në rast se nuk shkon, atëherë do të bënte “shpërdorim detyre”, shton Gjata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA