Në ditën kur Kuvendi hapi procedurat për pranimin e kandidaturave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm, është shfaqur edhe personi i parë si kandidat i mundshëm.
Bëhet fjalë për drejtuesin e prokurorisë së Apelit të Durrësit Ferdinand Elezi, i cili mesditën e së premtes ishte në Prokurorinë e Përgjithshme. Ai dha këtë deklaratë mbi arsyet e vizitës në Prokurorinë e Përgjithshme.
“Isha në prokurori për të marrë një vërtetim për vjetërsi pune, kaq ishte”, tha Elezi.
Ndërkohë në institucionin qendror të akuzës mesditën e së premtes, që është një ditë pushimi zyrtare, ishte vetëm kryeprokurori në detyrë Adriatik Llalla, i cili u largua nga zyra pak pas mesditës.
Dhe burimet zyrtare konfirmojnë se nuk ka qenë në punë asnjë nga administrata e prokurorisë që mund të lëshojë vërtetime vjetërsie për prokurorët.
Top Channel