Futbolli jo më kot është loja më popullore në botë. Që në vegjëli, djemtë grupohen sipas njohjeve, për të luajtur shpesh ata të një pallati kundër një tjetri, apo një lagjeje kundër një tjetre.

Fusha nuk ka shumë rëndësi, qoftë me bar nëpër parqe, qoftë me dhè nëpër fusha lagjesh, në terrene të sheshta apo edhe të pjerrëta, ku vështirësia për të luajtur shtohet disafish.

Një ndeshje e tillë duket të jetë edhe në videon shoqëruese të këtij lajmi, por për çudi, këtu nuk janë djelmosha të vegjël, por djem trupmëdhenj që të japin përshtypjen se luhet futboll “profesionist” në ndonjë nga vendet e varfra afrikane.

Ajo që të bën për të qeshur është fakti se, në të tilla kushte sistemi i videoasistencës arbitrale, “VAR”, nuk do të funksiononte edhe sikur t’ua bënte dikush dhuratë. Privilegjin për këtë teknologji nuk mund ta ketë shumëkush, për shkak të kostove të mëdha financiare për implementimin e tij.

Ndërsa në një ndeshje të tillë, “VAR”-i del “pozicion jashtë loje” jo prej financave, por për shkak të mungesës së një rregulloreje të mirëfilltë. Shikoni gafën e portierit, për të kuptuar më shumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA