Në konsultën e parë publike për Planin e Veprimit për Qytetin e Gjelbër, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Tirana i shpëtoi përmbytjeve falë investimeve.

“Kur ne mendojmë që është nën kontroll, natyra na jep një shkundje të fortë për të thënë, jo, në fakt këto gjëra që ju bëtë për 27 vite nuk harrohen kaq kollaj dhe besoj që asnjë prej nesh nuk është naiv dhe të mendojë që kjo është vetëm produkt keqmenaxhimi. Ky është një shpagim , një hakmarrje e natyrës për një shpërdorim kolektiv që ne I kemi bërë natyrës këto 27 vite. Unë besoj që në historitë e fundit që ndodhën, pikërisht se filluam t’i diskutonim këto gjëra vjet, shkuan shumë më mirë sivjet. Disa histori si e famshmja zona e Don Boskos, ura e Shkozës, e famshmja Pallati me Shigjeta,Lana që fryhej e tejfryhej, lumi I Tiranës, njësia 4, njësia 8, njësia 9 fatmirësisht ecëm shumë shpejt me ato projekte”, deklaroi ai.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cilësoi papërgjegjshmëri deklaratat e bëra nga përfaqësues të politikës për hapje të digës së Bovillës dhe të rezervuarëve duke sjellë përmbytje të zonës së Kasharit. Ai ironizoi duke thënë se politikanët, aq më tepër ata të moçëm, dhe që kanë drejtuar vendin, nuk duhet që të shfrytëzojnë situata të tilla për të përfituar vota.

“Kur dëgjoja emra që kanë drejtuar shtetin shqiptar dhe që ne i kemi pasur në krye, që nuk dinin ku binte Bovilla dhe thoshin që Bovilla ka përmbytur një lagje në Tiranë, ndërkohë që ne kemi gjithë Lumin e Tiranës që na ndan. Pra do të duhet të ishte përmbytur lumi pa të na vinte në Tiranë. Ky burrë plak ka drejtuar Shqipërinë kaq, vite dhe abuzon në mënyrën më të ulët të mundshme. A e ndihmon kjo shoqërinë, duke i hequr alibinë çdo njeriu që ka prerë pemë dhe çdo njeriu që ka ndërtuar lumë? Kur ke një politikan, një njeri të moçëm të këtij vendi që ka drejtuar vendin dhe që është gati të përdorë çdo lloj populizmi, çdo lloj gënjeshtre kundër sensit të gravitetit të drejtimit të lumenjve, por ta shfrytëzojë: E thotë u bë qameti të kap një votë”, po pse kështu është”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë kritikoi edhe përfaqësues vendor të cilët pavarësisht se rezervuarët I kanë në njësinë e tyre dhe kanë përgjegjësi për administrimin, fajësuan Bashkinë e Tiranës, duke mos njohur as njësinë e tyre administrative.

Tirana është një nga dy qytetet e përzgjedhura në Europë nga BERZH për Planin e Veprimit për Qytetin e Gjelbër, që do të krijojë jo vetëm mundësinë e financimit, por edhe një qasje më të strukturuar ndaj problemeve kryesore mjedisore që qyteti ynë përballet çdo ditë për shkak të një historie të zhvillimit urban kaotik dhe mungesës së planifikimit strategjik e të integruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA