Romano Prodi ndodhet në Shqipëri në kuadër të 20-vjetorit të misionit “Alba”. Ai ishte mëngjesin e të mërkurës me kreun e shtetit Ilir Meta.
Prodi i ka bërë një propozim të veçantë presidentit, duke i kërkuar të ndërtohet një simbol i turizmit shqiptar, që do të promovonte dhe më fuqishëm rritjen cilësore të turizmit dhe përfitimeve, një ide e quajtur e drejtë nga z. Meta.
“Një mëngjes pune me mikun e shqiptarëve, profesor Romano Prodin, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona e të ardhmen europiane të Shqipërisë. I drejtë propozimi i mikut tonë për të ndërtuar një simbol të turizmit shqiptar, që do promovonte edhe më fuqishëm rritjen cilësore të turizmit e përfitimeve”, shkruhet në faqen zyrtare në Facebook të kreut të shtetit.
Top Channel