Organizatat humanitare paralajmëruan për emergjencën e rrezikshme në ishujt e Egjeut, një ditë pasi banorët e tyre protestuan në Athinë ndaj politikave që kanë braktisur me mijëra emigrantë dhe refugjatë në qendrat e pritjes.

Shtimi i mbërritjeve nga Turqia ka bërë që numrat të rriten ndjeshëm dhe zyrtarët grekë flasin për katërfishim të njerëzve që kërkojnë azil në ishujt Kios, Leros, Kos, Lesbos dhe Samos. Kushtet e emigrantëve po përkeqësohen me shpejtësi të madhe në kampet e mbipopulluara, një situatë që organizata Mjekët pa Kufij e cilësoi përtej dëshpërimit.

Sipas zyrtarëve të kësaj organizate, familje të tëra që kanë mbërritur në ishuj së fundmi nga Siria, Afganistani dhe Iraku, jetojnë në cadra verore nën shi dhe temperatura të ulta. Mjekët pa Kufij thonë se është rritur ndjeshëm edhe numri i personave që kanë shfaqur probleme psikologjike për shkak të situatës dhe që kanë tentuar të vetëvriten.

Sipas organizatatave humanitare, që prej javës së shkuar, qendrat e pritjes në ishuj kanë mbi 7 000 njerëz më shumë se sa kapaciteti i tyre dhe për shkak të këtyre shifrave, ata jetojnë pa ujë të pastër, shërbime sanitare apo mjekësore, kushte të tmerrshme që me ardhjen e dimrit do të përkeqësohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA