NATO, apel Ballkanit: Zbusni tensionet, s’duam më luftë
06/12/2017 16:56
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u ka bërë thirrje vendeve të Ballkanit që të zbusin tensionet.
Në një konferencë për shtyp në Bruksel, në ditën e dytë të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, Stoltenberg u bëri thirrje të gjitha palëve të bëjnë çdo përpjekje për reduktimin e tensioneve dhe shmangien e retorikës nxitëse.
“Duhet të siguroheni që ne të mos shohim më një konflikt të armatosur në këtë rajon”, ishin fjalët e Stoltenberg.
Më tej, ai theksoi se “përgjegjësinë kryesore” e kanë vendet e rajonit, por NATO do të jetë atje për të ndihmuar dhe për të mbeshtetur Ballkanin Perëndimor të shmangë çdo lloj konflikti të armatosur.
Top Channel