Shekspiri i bëri një dhuratë të madhe Ilirsë duke e vendosur komedinë e tij “Nata e 12” në brigjet e saj. Kaq i ka mjaftuar regjisorit amerikan Justin Anderson të sjellë në Shqipëri këtë vepër.
Por të përshtatur tërësisht me emra, kostume, muzikë e dialekt shqiptar. Kjo ishte një sfidë e tij që kërkonte në rradhë të parë njohjen e kulturës sonë dhe pastaj adaptimin e kësaj vepre klasike në një kontekst të Shqipërisë së viteve 1800, në skenën e Teatrit Metropol.
“Meqënëse Shekspiri specifikisht e vendos këtë vepër në Iliri menduam që kjo ishte një vepër shume e përshtatshme për të hulumtuar këtë ndërthurje mi8dis kulturave. unë isha shumë i vetdijshmë që ajo që donim të krijonim të ishte si pjesë e kulturës, vendit dhe estetikës së Shqipërisë. DHe u përpoqëm që që nga konstumet, detajet, të folurti, dialektet cdo gjë të ishte përfaqësuese e trevve të ndryshme”, rrëfen Justin Anderson, regjisor.
Regjisori e sjell shfaqen në disa shtresa, nëpërmjet dialogut, muzikës sonë tradicionale polifonike, apo veprimit, duke bërë bashkë një numër të madh aktorësh si Met Xhelili, Rozi Kostani, Neritan Licaj, Armela Demaj, Florian Agalliu, Guri Koco etj
“Ne jemi shqiptar që nuk jemi larg së kaluarës në vetëdijet tona. Secili nga ne është familjar me isopolifoninë”, tha aktorja Armela Demaj,
“Nata e 12” vjen për publikun premiere që prej 6 dhjetorit në skenën e Teatrit Metropol.
Top Channel