Një sasi prej 7 tonë kanabis sativa është sekuestruar gjatë orëve të mëngjesit të së mërkurës në jug të Kretës.
Sipas burimeve lokale, sasia rekord e lëndës narkotike është sekuestruar në një anije që ishte nisur nga Qipro, e pasi ishte ngarkuar me lëndën narkotike në Siri kishte si destiancion Maltën.
Burimet sqaruan se lënda narkotike është e përpunuar në formë çokollate dhe e gatshme për shitje. Ajo është e një cilësie tepër të lartë.
Autoritetet greke thanë se informacioni ishte ofruar prej shërbimeve franceze të Antidrogës. Besohet se ajo është prodhuar në Siri ose Liban, e do të dërgohej në Holandë, ku edhe do të tregtohej në dyqanet përkatëse të atij vendi.
Vlera e drogës llogaritet në miliona euro. Deri tani janë arretuar vetëm 6 shtetas sirinanë, ndërkohë që operacioni vijon. Anija në të cilën ndodhet lënda narkotike po i drejtohet portit “Ajia Galini” në jug të Kretës, ku pasi të peshohet do të sekuestrohet.
Kjo është ngarkesa e dytë më e madhe e sekuestruar prej autoriteteve greke brenda pak ditësh. Para 15 ditësh, një tjetër ngarkesë prej 1.6 tonë kanabis u sekuestrua në jug të Athinës, në një motoskaf që ishte nisur nga Shqipëria me destinacion Athinën.
Top Channel