Ka degjeneruar në akte dhune mes policisë dhe anarkistëve, protesta në përkujtim të Aleksandros Grigoropolos, adoleshentit të ekzekutuar 9 vite më parë nga policia në lagjen Eksarqia të Athinës.
Ndonëse për ruajtjen e rendit në qendër të qytetit ishin angazhuar më shumë se 5000 policë, sërish grupet anarkiste mundën të thyejnë radhët e policisë dhe të vërshojnë drejt forcave të rendit një breshëri kokteilesh molotov, shkopinj dhe gurë.
Forcat e rendit u përgjigjën me granata shpërthyese dhe gaz lotsjellës, ndërsa dhjetëra makina dhe vitrina dyqanesh u dëmtuan. Në zonë situata ishte e tensionuar, ndërkohë që policia ka tentuar të largojë ekipet e xhirimit të televizioneve greke dhe të huaja që mbulojnë protestat.
Top Channel