Dy persona kanë tentuar të vetëdigjen paraditen e të martës. Rasti i parë është shënuar në Tiranë, ku S. ZH në shenjë proteste për pagat e munguara në punën që ka qënë ka tentuar të vetëdigjet.
“Në autostradën Tiranë – Durrës, në rrugën dytësore, në taracën e një marketi shtetasi S.Zh., ish punonjes në ketë market, ka hipur në taracë dhe tenton të vetëdigjet pasi nuk është paguar. Menjëhere kanë ndërhyrë shërbimet e policisë së bashku me pronaren e biznesit, ku pas negociatave shtetasi S.Zh është bindur dhe ka zbritur pa u lënduar. Shtetasi S.Zh shoqëruar për në Komisariat për sqarime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës..
Një tjetër rast është shënuar pranë Gjykatës së Apelit në Vlorë, në lagjen “Rilindja”. Një person ka lyer veten me benzinë, por falë njoftimit të shpejtë të policisë, A. C., 38 vjeç shpëtoi për mrekulli.
“Menjëherë pranë vendit të ngjarjes shkuan shërbimet e Policisë të cilët arritën të parandalonin në kohë që shtetasi A.C., 38 vjeç, të mos i shkaktonte vetes asnjë dëmtim. Shtetasi po pyetet pranë ambienteve të Policisë për të sqaruar dhe zbardhur motivet që e çuan të ndërmerte një veprim të tillë, ku më parë iu ofrua ndihmë psikologjike”, njofton policia e Vlorës.
Top Channel