Të gjithë e njohin Nard Ndokën si politikan, por shumë pak mund ta dinë si është ai si bashkëshort, baba dhe gjysh. Të ftuar në “Pasdite në Top Channel”, Nard Ndoka dhe bashkëshortja e tij Kozeta kanë treguar për njohjen, politikën dhe familjen. Më krenar se për gjithçka zoti Ndoka është për fëmijët.
“Kam katër fëmijë të mrekullueshëm, një vajzë dhe tre djem. Stela, Elvisi, Aldo dhe Mario,të cilët më japin jetë. Djali i madh e ka mbaruar shkollën, dy të tjerët e vazhdojnë akoma, por edhe njëkohësisht punojnë. Djemtë kanë zgjedhur të largohen për të punuar në Maltë pasi aty ju dha një mundësi e mirë. Unë kam qenë ministër kur djali i madh ka punuar si kamerier te një lokal i një mikut tim dhe askush nuk e besonte se djali i ministrit punonte kamerier. Sot punojnë të tre djemtë bashkë, duke zëvendësuar njëri-tjetrin .Vajza, Stela, është martuar dhe ka një vajzë, Heisin dhe një djalë Prijsin, pra jam bërë edhe gjysh pak herët. Unë jam i lidhur me fëmijët, i dua aq sa duhen fëmijët, por tani i kam më tepër si shokë pasi më janë bërë krah. Ata kanë punuar që të vegjël, që në shkollë të mesme kanë mësuar dhe punuar. Është e rëndësishme që fëmijëve t’u futesh në gjak punën, sido që të jetë ajo, që të formohen, që të shkathtësohen, por edhe të kontribuojnë për familjen dhe veten e tyre me të ardhura”, tha ai.
Zonja Kozeta tregoi edhe anën romantike të politikanit. “Nardi shpesh me dhuron trëndafila” rrëfeu ajo.
Në një familje ku politikani ka munguar jo pak kohë, Kozeta tregon se i është dashur të jetë më e përkushtuar ndaj fëmijëve. Nardi thotë se në politike ia ka dal gjithmonë me forcat e veta pa pasur mbështetjen e askujt.
Top Channel