Rikthehet energjia në Theth dhe Vermosh
04/12/2017 19:35
Situata e furnizimit me energji elektrike në veri është e stabilizuar, pas avarive të shkaktua nga reshjet e shiut dhe dëborës.
Në zonën e Dukagjinit, ku përfshihet Thethi, Pulti, Shoshi, etj, u vendos në punë HEC Ndërlys, i cili pësoi avari për shkak të bllokimit të turbinës nga rrëshkitja e dherave.
Nga ana e OSHEE u morën masat, me bazë materiale dhe staf shtesë, duke sistemuar disa linja dhe vendosjen e dy transformatorëve.
Sakaq, të gjithë fiderat e zonës së Koplikut punojnë normalisht, dhe se kabina e fundit pa energji, në Vermosh, u vu në punë, pavarësisht kushteve të motit
Top Channel