Ndryshimi te sasia, jo çfarë hani

04/12/2017 13:59

Madhësia e një racioni është rritur ndjeshëm në dekadat e fundit, duke ndikuar dhe në linjat tona.

Racionet e mëdha po rrezikojnë shëndetin e njerëzve duke i nxitur të hanë më shumë, thotë një studim i Universitetit të Kembrixhit.

Tashmë pamje të reja tregojnë madhësinë e racionit që duhet të hamë, veçanërisht për Krishtlindje ku të gjithë kemi tundimin të hamë sa më shumë.

Fotot tregojnë sasinë e duhur për ushqimet festive që duhet të konsumoni Ditën e Krishtlindjeve nëse duam të humbim, të mbajmë, apo të shtojmë peshë, dhe ka një ndryshim shumë të madh mes tre përmasave.

Një seri fotosh nga MealKitt, pajisja e kuzhinës, tregon tre pjatat e një darke Krishtlindjesh, të gjitha kanë sasi të ndryshme racioni.

Më i vogli tregon sasinë e saktë të ushqimit që duhet për të humbur peshë, pjata qendrore për të mbajtur peshë, dhe më e madhja sigurisht për të fituar peshë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA