Kryeprokurori i ri, Xhafaj: Një partneritet i ri me policinë

04/12/2017 19:52

Mandati i Adriatik Llallës përfundon të enjten. Zgjedhja e kryeprokurorit të ri pritet të hapë një betejë të re politike.

Por për ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj, fundit i mandatit të Adriatik Llallës do të sjellë një marrëdhënie të re të prokurorisë me policinë në luftën kundër krimit:

“Prokuroria gjithashtu ka detyrat dhe përgjegjësitë e veta. Natyrisht me ndryshimet e rëndësishme që do të pësojë prokuroria si rrjedhojë e reformës në drejtësi, unë jam shumë i bindur që do të kemi një partneritet tjetër dhe një marrëdhënie shumë më të besueshme seç kemi sot”, deklaroi ai.

Ministri Xhafaj mori pjesë në këtë konferencë rajonale kundër krimit të organizuar, ku përpara ekspertëve të huaj u zotua për tolerancë 0 gjatë operacionit “ Forca e Ligjit ”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA