Italiani kapet me pajisje të dyshimtë në Durrës
04/12/2017 14:21
Një shtetas italian është ndaluar nga policia teksa po tentonte të dilte nga Shqipëria nga Porti i durrësit më një pajisje të dyshuar përgjimi.
55-vjeçari, i cili do të ndiqet në gjendje të lirë, në momentin e ndalimit nuk dispononte asnjë dokument shoqërues, apo manual përdorimi për pajisjen elektronike.
Pajisja është sekuestruar dhe do të dërgohet për ekspertim për të përcaktuar saktësisht llojin e saj.
Top Channel