“Ditëlindja” e vështirë, 105 vite nga themelimi i FA
04/12/2017 10:57
105-vjetori i themelimit të Forcave të Armatosura e gjeti një pjesë të mirë të ushtrisë shqiptare në krye të detyrës.
Qindra trupa të FA janë angazhuar që prej së premtes në përballimin e situatës së krijuar në vend pas reshjeve të dendura të shiut.
Kryeministri Edi Rama uroi përmes një postimi në rrjetet sociale “ditëlindjen” e FA.
“Në këtë ditë, që shënon edhe 105-vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, u urojmë me mirënjohje për gjithçka kanë bërë, gjithnjë dhe edhe në këto ditë e netë sprove të madhe, vajzave e djemve, grave e burrave, të cilët i kanë dhënë lavdi e nder misionit atdhetar të ushtrisë sonë”, shkruan ai.
Top Channel