Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka udhëtuar për në Bruksel ku do të marrë pjesë në takimin e Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane.

Në këtë Asamble marrin pjesë përfaqësues të partive të djathta europiane, të qeverive të vendeve europiane dhe të institucioneve të Bashkimit Europian.

Në axhendën e Bashës do të ketë takime të veçanta me përfaqësues të lartë të politikës europiane, për të diskutuar për situatën politike dhe ekonomike të Shqipërisë dhe veçanërisht rreth sfidave të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Po në Bruksel ka udhëtuar edhe Kryeministri Edi Rama, i cili në orët e pasdites ka një takim me Presidentin e Këshillit të Europës, Donald Tusk.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA