Pas titullit nënkampione bote, vijnë edhe milionat për Romelën

03/12/2017 11:51

Romela Begaj arriti sot një rezultat fantastik në kampionatin botëror të peshëngritjes, teksa rrëmbeu medaljen e arit në stilin e shkëputjes dhe u shpall nënkampione bote, në dygarësh.

Ky ishte padyshim rezultati më i mirë i saj në një botëror dhe gjithashtu një rezultat historik për peshëngritjen shqiptare.

Krahas medaljeve, që janë një stimul mjaft i mirë moral, në aspektin sportiv, për Romelën vijnë edhe milionat.

Kjo pasi me ligjin e ri për sportin, shtangistja shqiptare do të përfitojë rreth 100 milionë lekë të vjetra shpërblim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA