Gjykata Supreme e Maqedonisë vendosi që të lirojë të dënuarit me burgim të përjetshëm për vrasjen e pesë maqedonasve në prill të vitit 2012, pranë një liqeni artificial në Smillkovcë.

Rasti njihet gjerësisht në opinion si çështja “Monstra”. Vendimi i Gjykatës së Lartë për të gjykuar të dyshuarit në liri, pason atë të datës 3 tetor rigjykimin e këtij rasti, që për 5 vjet ka shkaktuar protesta e reagime të shumta në opinion. Gjykata Supreme ka vendosur masa të tjera sigurie për të dënuarit, si arrest shtëpiak dhe paraqitje dy herë në javë në Gjykatën Penale të Shkupit.

Lirimi nga burgu i Agim Ismailoviqit, Fejzi Azirit, Haki Azirit dhe Sami Lutës vjen me kërkesë të prokurorisë për rigjykimin e rastit, për shkak të paraqitjes së dëshmive të reja që mund t’i lirojnë këta persona nga akuza për vrasjen e maqedonasve. Dy të akuzuar të tjerë për këtë vepër, Alil Demiri dhe Afrim Ismailovic, janë në arrati.

Të arrestuarit për këtë rast gjithnjë janë deklaruar të pafajshëm, ndërsa një këshill i themeluar për mbrojtjen e tyre ngul këmbë se rasti është sajuar për qëllime politike të qeverisë së kaluar, apo largimin e vëmendjes publike nga probleme tjera aktuale. Pafajësia e të dënuarve është mbështetur edhe nga lideri i opozitës së atëhershme dhe kryeministri aktual i maqedonisë Zoran Zaev, i cili kishte premtuar se do të bënte çmos që drejtësia të zbardhë të vërtetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA