Osumi del nga shtrati, rrugët e Beratit të mbushura me baltë
02/12/2017 13:05
Mbrëmjen e djeshme, niveli i lumit Osum u rrit ndjeshëm për shkak të prurjeve nga përrenjtë malorë.
Korrespondentët e Top Channel në Berat njoftojnë se gjatë natës e gjithë pjesa fushore e qytetit dhe që ndodhet pranë lumit u përmbyt.
Sot në mëngjes, ujrat janë tërhequr, por në rrugët e qytetit janë shkarkuar sasi shumë të mëdha balte dhe inertesh për të cilat po punohet që të largohen.
Top Channel