Lumi Devoll del nga shtrati, përmbytet nënstacioni
02/12/2017 12:40
Dalja e lumit Devoll nga shtrati ka shkaktuar përmbytjen e nënstacionit të Zëmblakut, në juglindje të vendit.
Në disa pika, niveli i ujit ka kaluar mbi 1 m, duke sjellë jo pak probleme në të gjithë zonën, ndërsa autoritetet kanë nisur ndërhyrjen në digën e lumit Devoll dhe po punojnë me hapje të kontrolluar në pjesën anësore të portave.
Dhjetëra punonjës të Shtabit të Emergjencës dhe të FA-së, punonjës të ARRSH-së dhe zjarrfikëses po punojnë në terren.
Sipas të dhënave, hapja e menjëhershme e portave të Devollit do të shkaktonte dëme kolosale, duke rrezikuar jo vetëm ekonominë, por edhe jetën e njerëzve.
Top Channel