Integrimi drejt BE, Shqipëria shënon një tjetër moment historik, të hënën çelet grupkapitulli i fundit i negociatave 16/11 19:09
Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për situatën e krijuar në vend si pasojë e reshjeve të dendura.
Kryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi, nëpërmjet një postimi në Facebook thotë se qeveria shqiptare duhet të mobilizojë fonde financiare, ndihma ushqimore, dhe logjistikën e duhur që situata të kalohet me sa më pak dhimbje.
“Koha nuk pret! Çdo hezitim mund të sjellë pasoja të pakthyeshme në shëndetin e njerëzve, në banesat e tyre, në mijëra biznese që dëmtohen, prandaj duhet vepruar me shpejtësi!”, ka thënë znj. Kryemadhi.
Top Channel