Gjonaj në burgun e Zaharisë: Në gatishmëri dhe siguri të lartë

02/12/2017 14:45

Ministria e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Arben Çuko kanë inspektuar burgun e Zaharisë në Krujë, në një zonë të prekur dhe nga përmbytjet.

Ministrja tha se forcat e policisë në burgje janë në nivelin më të lartë të gatishmërisë për përballimin e situatës nga reshjet. “Në burgun e Zaharisë siguria është në nivelin më të lartë. Forcat e policisë në burgje janë në nivelin më të lartë të gatishmërisë për përballimin e situatës nga reshjet. Ka një bashkëpunim të ngushte me shtabin e emergjencës së ngritur në ministri, prefektin e Durrësit dhe Bashkinë Krujë, për përballimin e çdo emergjence të mundshme. Burgu i Zaharisë është në vëmendjen tonë peë shkak të specifikeë së veçantë me të dënuar me probleme shëndetësore dhe çrregullime të shëndetit mendor”, tha Gjonaj.

Ministrja tha se burgu është furnizuar me të gjitha medikamentet e nevojshme mjekësore dhe staf mjekësor që është në punë 24 orë në 24.

“Jemi në gatishmëri të plotë dhe për burgjet në të gjithë vendin dhe konfirmojmë se situata është nën kontroll. Inspektime ka patur gjatë ditës së sotme nga përfaqësues të ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve në burgun e Fierit dhe të Durrësit”, tha më tej Gjonaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA