“Stuhia” arreston dy persona në Kamzë, në kërkim tre të tjerë

01/12/2017 14:24

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Stuhia”, ku ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë për vjedhje.

Të arrestuar janë Ardit Elezi, 21 vjeç dhe Adrian Prela, 19 vjeç nga Kamza, si dhe janë shpallur në kërkim M. GJ., 34 vjeç, L .E., 28 vjeç dhe D. T., 22 vjeç nga Valias i Kamzës.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata vidhnin sende të ndryshme, goma automjetesh me gjithë disqe, vegla pune dhe i shisnin ato në treg me qëllim përfitimi vlerash monetare. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Ardit Elezi dhe L. E., janë gjetur e sende të vjedhura si goma automjetesh me gjithë disqe, trapan, sharra, çantë me vegla pune. Gjithashtu janë gjetur dhe mjetet që përdoreshin për vjedhje, një armë zjarri pistoletë, 4 fishekë model 7.65, dy maska, dy palë doreza, një palë gërshërë drynprerës, një xhup lëkure me ngjyrë të zezë, një palë tuta.

Nga hetimet policia zbuloi se L. E dhe D. T të cilët janë ende në kërkim, janë dhe bashkautorë të ngjarjes së 6 nëntorit, ku nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin kasafortën e një karburanti në “Bulevardin Blu” në Kamzë.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që këta shtetas mund të kenë kryer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA