Simone Zaza tashmë është bërë idhulli i tifozëve të Valencias, teksa është një element i rëndësishëm në skemën e trajnerit Marcelino.
Por italiani ka një problem jo të vogël, të mbajë nën kontroll karakterin e tij! Kjo u pa edhe në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Real Zaragozës, të cilën Valencia e fitoi 4-1, duke u kualifikuar për në 1/8-at e finaleve.
Në minutën e 20 të pjesës së parë, Zaza hyri në zonë pasi mori një pasim nga Santi Mina, e u rrëzua pas një kontakti me mbrojtësin kundërshtar.
Por arbitri i sfidës Melero Lopez nuk e cilësoi simulim veprimin e Zazës, duke vendosur për vijimin e lojës, gjë që nuk i pëlqeu sulmuesit italian, i cili iu afrua atij për të protestuar në mënyrën më të veçantë: duke kërkuar ndëshkimin me karton të verdhë nga ana e arbitrit.
Top Channel