Kreu i këshilltarëve demokratë të bashkisë së Tiranës Kreshinik Çollaku i bën thjirrje banorëve të Tiranës dhe zonave të prekura nga përmbytjet, që të ndihmojnë njëri-tjetrin, duke shprehur mbështetjen e PD për këdo që është në shërbim të njerëzve.
“E keqja duket se nuk ka kaluar. Të ndihmojme njëri-tjetrin. Llogaritë me pushtetin do t’i bëjmë shpejt”, shprehet Çollaku, duke thënë se politikë me përmbytjen po bën kryeministri dhe kreu i bashkisë Tiranë që “numërojnë sukseset”.
“Nuk ka gjë më të lehtë për një opozitë sesa të bëjë akuzuesen në një situatë të tillë, por kemi zgjedhur të jemi me qytetarët, të mbështesim efektivët e ushtrisë, policisë, mjekët dhe këdo që është në shërbim të njerëzve”, tha ai.
Top Channel