Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Një autoambulancë ka dalë nga rruga në afërsi të Milotit, ku për pasojë ka gjetur vdekjen një 42-vjeçar.
Policia njofton se aksidenti ka ndodhur pak pas orës 15:00, kur autoambulanca e Spitalit të Burrelit me targa AA948DH ëstë përplasur lehtë me automjetin me tarfa BGA006 dhe më pas ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një grumbull inertesh në anë të rrugës.
Autoambulanca po shoqëronte një të sëmurë së bashku me një të afërm të saj. Si pasojë e përplasjes, i afërmit i të sëmurës, shtetasi me inicialet A.D., 42 vjeç ka marrë plagë të rënda dhe më pas ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Traumës.
Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të autoambulancës dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Top Channel