Russell Westbrook hyn në historinë e NBA si basketbollisti më i paguar i këtij kampionati.
28-vjeçari ka rinovuar kontratën me Oklahoma City Thunder edhe për 5 vjet të tjera për 205 milionë dollarë, duke kaluar shifrën prej 201 milionë dollarësh të Stephen Curry për rinovimin me Golden State Warriors.
Kontrata e re e Westbrook me Oklahomën do të nisë në sezonin 2018/2019, me Westbrook që në realitet do të përfitojë 235 milionë dollarë në 6 sezonet e ardhshme deri në 2022/2023. Në total Westbrook, përveç 205 milionë dollarëve, do të përfitojë edhe 28.5 milionë dollarë që është në kontratën e sezonit 2017/2018. Kur të hyjë në kontratën e re, paga e basketbollistit 28-vjeçar do të jetë 35.3 milionë dollarë.
Rinovimi i Russell Westbrook është i rëndësishëm për Oklahoma City Thunder, pasi do të ndikojë edhe në qëndrimin e mëtejshëm të Paul George. Ky i fundit në muajin qershor të vitit të ardhshëm do të jetë i lirë dhe tundimi nga skuadrat e tjera për të është i madh dhe mes tyre janë edhe skuadrat e Los Angelesit.
Nënshkrimi i kontratës së re me Westbrook i jep mundësionë Oklahomës t’i ofrojë Paul George një projekt fitues për Konferencën e Perëndimit në NBA.
Top Channel