
24/02 18:37
Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga duke u përfunduar në një dyqan ushqimor.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën ”Sulejman Delvina” në Vlorë, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i 7 Pallateve”.
Nga verifikimi i parë i policisë ka rezultuar se mjeti tip “Benz”, i drejtuar prej shtetasit E.D., 42 vjeç, ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur me dyqanin e shtetasit E.B., i cili në atë moment ishte duke hapur qepenin e dyqanit.
Shtetasi E.B., ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, por jo si pasojë e ndonjë dëmtimi të aksidentit por sepse ka pasur probleme kardiake.
Top Channel