Një 34-vjeçar ka ndërruar jetë në Vaqarr teksa udhëtonte me një motor, pasi është përplasur me një automjet.
Nga policia mësohet se rreth orës 07:20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në “Vaqarr”, ka ndodhur një aksident. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në “Vaqarr” shtetasi Brikel Zhuri duke drejtuar mjetin e tij është aksidentuar me një motorçikletë me drejtues O.M., 34 vjeç.
Për pasojë drejtuesi i motorçikletës shtetasi O.M, gjatë transportimit për në spital ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme.
Top Channel