Strakosha më i miri në Itali, i dyti në Europë

30/11/2017 11:50

E nëse në Europë, i vetmi që ka bërë më shumë pritje nga gardiani kuqezi, Thoma Strakosha, është portieri i Werder Bremen, në Itali ai është numri 1.

Përditësimi i statistikave e ka renditur talentin shqiptar që luan me kryeqytetasit e Lazios në vendin e parë me më tepër pritje nga kolegët e tij në kampionatin italian, me 58 pritje, duke ndihmuar padyshim edhe ekipin e tij që të arrijë objektivat e sezonit.

I vetmi që është është më mirë se 22-vjeçari shqiptar në europë është Jiri Pavlenka, portieri çek i Werder Bremen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA