Hetimi federal për vdekjen e Matthew Perry/ Mjeku pranon fajësinë, dënohet me dy vite burg, familja shpërthen në akuza
Fëmijët, edhe ata shumë të vegjël në moshë, nuk kanë asnjë problem të përdorin aplikacione smartphone apo tablet. Këtë mëngjes e ftuar në Vvake Up, psikologia Belioza Çoku u shpreh se varësia ndaj pajisjeve teknologjike është shumë e lartë.
Ajo tha se këto pajisje janë një problem për fëmijët që i përdorin në klasa duke sjellë një shpërqëndrim shumë të madh. Por më shqetësues është fakti se nëpërmjet përdorimit të internetit, fëmijët bien pre e abuzimeve.
“Prindërit janë problemi më i madh pasi ata nuk ndihmojnë në kreativitetin e të vegjëlve duke u lënë një tablet në dorë”,- u shpreh ajo.
Një raport i “Comon Sense Media” ka marrë në shqyrtim sesi ka evoluar aksesi në pajisjet elektronike tek fëmijët nga viti 2011-2017. Rezultatet e këtij studimi tregojnë se nëse në vitin 2011 vetëm 52% e familjeve kishin në shtëpi një pajisje elektronike në 2017 kjo shifër ka shkuar në 98%.
I njëjti studim me fëmijë nga 0 – 8 vjeç thotë se fëmijët nga 9 – 12 muajsh, janë në gjendje të mësojnë dhe përdorin aplikacione pa probleme. Raporti zbuloi gjithashtu se 98% e fëmijëve të anketuar kanë në shtëpi një pajisje të lëvizshme ku kanë qasje në internet me shpejtësi të lartë.
Top Channel