Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Ishte denoncuar i zhdukur nga e bija para tre ditësh, por fatkeqësisht policia gjeti trupin e pajetë të 56-vjeçarit J. M, nga Shoshani i Tropojës.
Më 27 nëntor ka qënë vajza e tij që ka denoncuar zhdukjen, duke thënë se ai ishte nisur në mal me bagëti. Gjatë kontrollit të territorit, në një zonë të pyllëzuar dhe shumë të thepisur mes fshatrave Klysyrë dhe Shoshan, u gjet trupi i pa jetë i tij.
Nga veprimet e deri tanishme dyshohet se vdekja e këtij shtetasi ka ardhur si pasojë e rrëshqitjes nga një shkëmb duke rënë nga një lartësi rreth 60 metër.
Top Channel